Joe Biden u shpall zyrtarisht presidenti i 46-të i SHBA-së me një ceremoni inaugurimi madhështore, por dikush tjetër mori gjithë vëmendjen.
Ai është Beau Biden, nipi i tij tetë muajsh, djali i Hunter Biden 50 vjeç dhe gruas së tij Melissa Cohen, 32.
Videoja ku Biden vallëzon me nipin e tij në krahë ndërsa shikonte koncertin e inaugurimit nga brenda Shtëpisë së Bardhë ka bërë xhiron e botës.
Çifti Hunter dhe Melissa u martua në maj të vitit 2019, dy javë pasi u takuan për herë të parë dhe djali i tyre lindi në mars.
Të mërkurën në mbrëmje, presidenti shijoi këngën “Lovely Day” ndërsa kërcente bashkë me nipin.
Beau i vogël i cili mori emrin e xhaxhait të tij të ndjerë, i cili vdiq nga kanceri i trurit në vitin 2015, në moshën 46-vjeçare kërcente përballë ekranit ndërsa Demi Lovato këndonte.
Top Channel