Disa kolovajza në ngjyrë rozë u shpallën dizajni i vitit.
”The Teeter Totter Wall”, është një koleksion me kolovajza në ngjyrë rozë të ndezur dhe u shpall nga Muzeu i Dizajnit në Kensington si “Dizajni i Vitit 2020”.
Koleksioni i shilarësve rozë është i vendosur në kufirin SHBA-Meksikë. Krijuesit patën qëllim të krijonin diçka që të inkurajonte njerëzit që të ndërtojnë ura komunikimi.
Ronald Rael, një profesor i arkitekturës në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley dhe Virginia San Fratello, një pedagoge e asociuar e dizajnit në Universitetin Shtetëror San José, patën idenë e instalacionit pas aktit të vitit 2006 i cili vendosi ndërtimin e një kufiri të gjerë.
Ata thanë se shpresojnë që modeli të ndihmojë njerëzit të rivlerësojnë efektivitetin e kufijve dhe të inkurajojnë dialogun dhe jo ndarjen.
“Unë mendoj se është bërë gjithnjë e më e qartë me ngjarjet e fundit në vendin tonë se ne nuk kemi nevojë të ndërtojmë mure, ne kemi nevojë të ndërtojmë ura”, tha San Fratello.
Muri u bë një çështje e diskutuar gjatë udhëheqjes së Donald Trump, megjithatë dizajnuesit theksojnë se George W. Bush dhe Barack Obama ndërtuan barriera të mëdha dhe dëbuan mijëra njerëz nga SHBA-ja.
Top Channel