37 shoferë nga të cilët 24 për drejtim mjeti ne gjendje të dehur dhe 13 të papajisur me leje drejtimi janë arrestuar gjatë ditëve të fundit.

Janë pezulluar 187 leje drejtimi, nga të cilat 105 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 52 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 30 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjithashtu janë ndëshkuar 82 drejtues automjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe për gara shpejtësie, janë ndëshkuar 198 drejtues automjetesh, për shkelje të semaforit. 210 shoferë janë vënë nën hetim për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve, ndërsa 112 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësoreve.

Tiranë

Duke vlerësuar rrezikshmërinë që karakterizojnë rrugët në tërësi, kryesisht gjatë ditëve të para të vitit, por edhe në vijim, Policia Rrugore e kryeqytetit, nisur edhe nga ngjarjet e viteve të kaluara, ka hartuar urdhër shërbimi të dedikuar, si dhe ka ndjekur me përparësi detyrimet e caktuara në lidhje me kontrollet policore parandaluese për konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim i shtuar rreziku për aksidente rrugore në të gjithë territorin e kryeqytetit dhe rrugët e evidentuara me risk për ngjarje rrugore. Në funksion të kontrolleve policore parandaluese, gjatë këtyre ditëve:  Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 37 drejtues mjetesh, nga të cilët 24 për drejtim mjeti ne gjendje të dehur dhe 13 të papajisur me leje drejtimi; Janë pezulluar 187 leje drejtimi, nga të cilat 105 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 52 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 30 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor; Janë ndëshkuar 82 drejtues automjetesh, për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara dhe për gara shpejtësie; Janë ndëshkuar 198 drejtues automjetesh, për shkelje te sinjalizimit rrugor të ndritshëm (semafor); 210 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve; 112 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie ndaj këmbësoreve;  Janë vendosur 3200 masa administrative për qëndrime dhe pushime në shkelje me rregullat e qarkullimit;220 drejtues mjetesh janë proceduar për mospërdorim të rripit të sigurisë dhe sistemeve të fiksimit; 325 drejtues mjetesh janë proceduar për parakalime të gabuara;28 drejtues automjetesh me targa regjistrimi të shteteve të tjera janë shoqëruar në Komisariat, për llogari të strukturave të tjera policore. Pas verifikimit, drejtuesit e mjeteve janë proceduar administrativisht për shkeljet e konstatuara dhe mangësitë në dokumentacionin e tyre. Policia Rrugore e Tiranës kërkon bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve për adresimin e shqetësimeve në kohë, nëpërmjet Komisariatit Dixhital, numrit të emergjencave 112, për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor nga çdo rrugë dhe zonë e kryeqytetit, ku cenohet siguria rrugore dhe ajo publike, duke garantuar reagim të shpejtë  dhe profesional në përputhje me dispozitat ligjore.

Top Channel