‘Kollitje, dhimbje koke”/ 6 nxënës në spital nga shpërthimi i një bombule gazi në kolegjin në Tiranë

20/01/2021 11:27

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja në një shkollë private në Tiranë Qatar Collge, ku 6 nxënës tashmë janë shtruar në spital, nga 4 fillimisht, pas një rrjedhje gazi në shkollë.

Mësohet se në ambientet e kolegjit ka shpërthyer një bombulë gazi por fatmirësisht nuk ka patur zjarr, ndërkohë që në zonë kanë mbërritur edhe zjarrëfikësja për të pastruar gazin e mbetur të  bomblës.

Nxënësit kanë patur kollë dhe dhimbje koke, por fatmirësisht nuk janë në gjendje të rëndë.

Aktualisht 3 nxënës po marrin trajtim tek urgjenca pediatrike dhe 3 të tjerë rreth moshës 15 vjeç po marrin trajtim në urgjencën mjekësore te QSUT.

Ndërkohë që menjëherë u evakuuan të gjithë nxënësit nga ambientet e kolegjit.

Njoftimi nga QSUT

Paraditen e sotme, pranë Urgjencës së Sëmundjeve të Brendshme janë paraqitur me ambulancë 3 pacientë të ekspozuar nga gaze, të moshës rreth 15 vjeç.

Tre pacientë të moshës 12-14 vjeç intosikuar janë paraqitur me ambulancë pranë Urgjencës Pediatrike.

Mjeku toksikolog ka kryer konsultën mjekësore dhe ka konstatuar që janë koshiente, paraqesin simptoma të lehta të intoksikacionit si dhimbje koke, të përzjera dhe pak ansioze. Pacientët janë me paramentra stabël, jashtë rrezikut për jetën dhe janë shtruar në pavion për monitorim.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel