Kryetari i Grupit Parlamemtar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas ceremonisë së inagurimit të Presidentit të ri të SHBA-së, Joe Biden.
Përmes një postimi Balla deklaron se gjatë gjithë karrierës së tij në Senat dhe si Zëvendës President i SHBA, Biden ka qenë një zë kryesor mbështetës i kauzës shqiptare për pavarësinë dhe shtetin e pavarur të Kosovës, si dhe i marrëdhënieve të shkëlqyera me Shqipërinë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Joe Biden është sot zyrtarisht Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë gjithë karrierës së tij në Senat dhe si Zëvendës President i SHBA, Biden ka qenë një zë kryesor mbështetës i kauzës shqiptare për pavarësimim dhe shtetin e pavarur të Kosovës, si dhe i marrëdhënieve të shkëlqyera me Shqipërinë. Mirënjohje SHBA për mbështetjen e vazhdueshme që i jep Shqipërisë dhe Kosovës.
Top Channel