Historia e veçantë e çiftit të komunitetit rom/ Gruaja i trokiti në derë dhe i la foshnjën 3 ditëshe, ata e rritën pavarësisht kushteve të vështira

20/01/2021 13:56

10 vite më parë një vajzë 19 vjeçare la foshnjën e saj vetëm tre ditësh në shtëpinë e çiftit dhe nuk u kthye më.

Elvira tregon historinë frymëzuese për “Shqipëria live”. “Vajza 19 vjeçare trokiti në derë, kërkoi të kalonte natën te ne, ma tha më ka zënë nata rrugës. Tha nuk di ta laj fëmijën. Ia lava unë. Vetëm 2 kanatjere i kishte marrë fëmijës. Në mëngjes ajo nuk ishte aty, e kishte lënë fëmijën aty, i thashë burrit ka ikur. Shkuam në polici, por policia nuk e gjeti. Nëna e djalit më mori në telefon pas një jave, i thashë hajde merre. Djalin e kishte lindur në Shkodër. Më vonë me vendim gjykate e morëm në kujdestari”.

Elvira dhe Elezi, e kanë rritur djalin pavarësisht kushteve të vështira ekonomike. Elvira është diagnostikuar me kancer dhe Elezi jeton me kemp. Elvira apelon. “E kemi rritur me shumë sakrifica. Ndihma ekonomike është shumë e ulët. Djali merr 90 mijë lekë të vjetra, që shkojnë për ilaçe. Kam ndenjur vetë pa ngrënë dhe i kam blerë ilaçe djalit”.

Pavarësisht se e kanë rritur si djalin e tyre ata pranojnë t’ia japin nënës biologjike nëse ajo rikthehet. “Sado që e kam rritur unë, ajo është nëna. Ku i dihet si i ka pasur punët atëherë. Nëse do të vijë ta marrë”, thotë Elvira.

Kushtet e banesës, e cila është e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, janë shumë të vështira. “Kam vuajtur shumë me shtëpinë, uji më hyn në shtëpi”, shton Elvira, ndërsa Elezi apelon për një banesë.

Top Channel