Çfarë mesazhi dhanë Kamala Harris, Michelle Obama e Hillary Clinton përmes veshjes? (Fotot)

20/01/2021 21:06
Betimi i Kamala Harris

Zëvendëspresidentja e zgjedhur Kamala Harris, ish-Zonja e Parë Michelle Obama dhe ish-sekretarja e shtetit Hillary Clinton, kanë dërguar gjithnjë mesazhe simbolike përmes veshjeve të tyre.

Kjo ndodhi edhe ditën e sotme gjatë ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden si presidenti i ri i SHBA-së.

Derisa u futën në ndërtesën e Kapitolit përpara ceremonisë së sotme të betimit, secila prej tyre u shfaq në ngjyrë të vjollcë por në nuanca të ndryshme.

Ngjyrën e njëjtë,  e cila është një përzierje e mirëfilltë e ngjyrave të partisë politike, e kuqja dhe bluja, mund të ketë qenë me të vërtetë e qëllimshme, duke marrë parasysh kuptimin e ngjyrës për të ngjallur një ndjenjë solidariteti dhe uniteti.

Për momentin historik, Harris zgjodhi një fustan e pallto nga stilisti Christopher John Rogers, të cilën e kompletoi me dorëza lëkure e këpucë të po së njëjtës ngjyrë.

Clinton zgjodhi një kostum gjithashtu të vjollcë, me një xhaketë elegante të gjatë, një shall lejla e këpucë të zeza.

Obama në anën tjetër zgjodhi një kostum me nuancë kumbulle me një rrip nga Sergio Hudson, një tjetër stilist amerikan që kujdeset vazhdimisht për dukjen e 57-vjeçares.

Ngjyra vjollcë ka një kuptim jashtëzakonisht të veçantë për Kamala Harris, pasi shpesh shfaqej e tillë edhe gjatë fushatës për të nderuar Shirley Chisholm, e cila frymëzoi karrierën e zëvendëspresidentes së re.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA