Stiverjan Dashi rrezikoi jetën e tre personave, vetëm u gjobit, Lala: Nipi i një zyrtari të lartë policie

19/01/2021 22:25

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” po trajtohet me një panel të ftuarish aksidentet e shumta rrugore që po ndodhin në këtë fillim viti të 2021-shit.

Një nga videot që bëri bujë së fundmi është aksidenti i ndodhur në Tiranë, ku Stiverjan Dashi udhëtonte me 150 km/h me BMW-në e tij duke rrezikuar jetën e tre personave.

Fakti që ai mori vetëm një gjobë ka ngritur aludime nëse po funksionon policia e shtetit apo jo.

Gazetarja Klodiana Lala tha se shkaku i një dënimi aq të vogël është se është nipi i një zyrtari të lartë policie.

Zv. ministri i Brendshëm Julian Hodaj tha në Open se ai është gjobitur shumë herë dhe është arrestuar, por nuk ka informacion nëse ai ka lidhje me një prej pjesëtarët e policisë së shtetit.

Hodaj: Personi i arrestuar dhe gjobitur shumë herë.

Lala: A ka ai lidhje fisnore a krushqie me anëtarë të policisë së shtetit?

Hodaj: Nuk kam dijeni.

Lala: Është nipi i një zyrtari të lartë policie.

Hodaj: Thuaj emër mbiemër.

Lala: Le të marrë ai informacion për atë punë paguhet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA