Stiverjan Dashi “fluturoi” me 150 km/h në mes të Tiranës/ Anila Hoxha zbulon në Open: Lëndoi dy persona

19/01/2021 22:15

“Desh bëri masakër aty. Një i çmendur që ecën më 150 km në semafor”, kështu tha në Open gazetari Mentor Kikia për aksidentin përballë TVSH, ku dy makina u përplasën, në një aksident të frikshëm rrugor.

Ngjarja ishte tepër e rëndë, pasi 2 kalimtarë të rastit shpëtuan për më pak se 1 sekond nga vdekja e sigurt.

Aksidenti u shkaktua nga një makinë e tipit BMW, e cila me një shpejtësi mbi 150 km/orë hyri me të kuqe dhe përplasi një makinë Skoda. Kjo e fundit po vinte nga rruga e Liceut Artistik në drejtim të Kryeministrisë.

Shoferi i BMW ishte i riu Stiverjan Dashi, i cili shpëtoi paq me vetëm një gjobë si dënim për ngjarjen që mund të ishte fatale.

Ndërkohë që gazetarja Anila Hoxha zbuloi në Open se për ngjarjen nga e cila nuk u raportua për të lënduar nga policia , dy persona janë paraqitur në spital dhe kanë marrë ndihmë mjekësore, që ishin në makinën që përplasi BMW-ja.

“Ka marrë ndihmë mjekësorë dhe ka dalë nga spitali, Arbri Muça ka mbetur i lënduar edhe Dritan Telhai , pra kemi dy të lënduar”, tha Hoxha.

lexo edhe: https://top-channel.tv/2021/01/19/stiverjan-dashi-rrezikoi-jeten-e-tre-personave-vetem-u-gjobit-lala-nipi-i-nje-zyrtari-te-larte-policie1/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA