Për sa i përket sistemit të ri fiskal ku Rama ka thënë se çdo marrëdhënie mes Biznesit-Shtetit dhe Konsumatorit do të kalojë online.

Sipas Ramës kjo të do të sjell fundin e informaliteti dhe inovacioni do të heq pritjet e gjata dhe radhët nga ana e bizneseve.

Më tej kryeministri Edi Rama ka shtuar se ky sistemi është marrë nga Kroacia dhe Sllovenia që e kanë implementuar dhe kanë arritur rezultate mbresëlënëse. Po ashtu sipas Ramës, një sistem të tillë por të pjesshëm e ka edhe Italia.

Rama: Për sa i përket bizneseve do të integrohet sistemi aktual dhe në sistemin e ri.

Ibrahimaj: Kosto e fiskalizimit nuk do të shtojë kosto mbi bizneset. Realiteti e tregoi këtë ku 20 kompani të certifikuar. Për biznesin e vogël sapo hapet sot ka një kosto mesatare dhe ka 8.5 euro në muaj për rimbajtje të kasës. Ka biznese që mund të vazhdojnë të mbajnë kasata por edhe platformat që janë online do të kushtojë 7 euro në muaj lidhja me internet. Pra një biznes i ri ka kosto fillestare 132 euro. Dhe 7 euro në muaj. Për biznesin e madh ka shumë llojshmëri zgjedhjesh.

Rama: Nuk bëhet fjalë për çmim marramendës. Është më lirë se sistemi që ka. Nuk ka asnjë imponim. Kush ka sistemin e vjetër me kasë të bëjë integrim. Kush do të futet në sistemin e ri e bën. Edhe kush hap biznes të ri zgjedh si do të veprojë. Ky sistem ka përmbysur botën e sistemit fiskal në Kroaci dhe në Slloveni. Së fundmi e ka futur Italia pjesë pjese. Dhe është ultrainovativ dhe ne jemi nga të parët duke e futur. Kemi parë shifrat dhe kemi bërë analizën e raporteve për biznesin jam realisht mbresuar dhe u kam dhënë të drejtë atyre që ta bëjmë. Nuk bëhet për herë të parë është sistem me provë.

Top Channel