Janari, 80 aksidente me 13 viktima/ Arsyet se përse po ndodhi aksidentet, “faji i rrugëve, sinjalistikës dhe shoferëve”

19/01/2021 15:21

Janari në 19 ditë regjistroi mbi 80 aksidente rrugore ku humben jetën 13 qytetarë. Rasti më i fundit u regjistrua mesditën e kësaj të marte në Shkodër, një 68 vjeçar teksa po udhëtonte me motoçikletën e tij u godit nga një automjet.

Shkak kanë qenë disa faktorë, si parakalimet e gabuara, shpejtësia e lartë, përdorimi i alkoolit gjatë drejtimit të mjetit, por edhe vështirësitë që krijohen në qarkullim gjatë sezonit të dimrit. Eksperti i sigurisë rrugore Artur Sulçe thotë për Top Channel, se drejtuesit e automjeteve duhet të përgatiten për reshjet e shirave por edhe ngricave në rrugët e vendit.

“Duhet të pajisen me gomat e dimrit, sepse kanalet e tyre shtojnë kontaktin me asfalti. Në zonat me ngricë dhe dëborë, patjetër duhet të përdoren zinxhirët”.

Eksperti Sulçe, shton se përveç përgjegjshmërisë së shoferëve, punës së policisë rrugore, edhe entet pronare të rrugëve kanë përgjegjësi në rastet e aksidenteve.

“ Ka rrugë që kanë probleme, kanë njollat e tyre të zeza dhe në këtë aspekt nuk janë marrë masat. Edhe enti pronar i rrugëve ka detyrat e veta, për të qartësuar sinjalistikën rrugore”.

Për Artur Sulçen, edhe trafiku i padisiplinuar në vendin tonë, është shkak për aksidentet rrugore.

“ I bën shoferët më agresiv, pasi nuk arrijnë dot në destinacionet e tyre, duke bërë manovra të cilat bien në kundërshtim me rregullat e qarkullimit rrugor”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA