Një ngjaje e pazakontë ka ndodhur në Britani, ku nëna i ka vënë djalit të saj emrin e ish-të dashurit.

Çifti vendosën për një emër tjetër, por teksa po e nënshkruante, ai dalloi se emri ishte krejtësisht tjetër.

Sipas “DailyStar”,  burri u hap për problemin e tij në mënyrë anonime në Reddit, dhe tregoi se si ai nuk mund të nënshkruante.

Ai tregoi se si u lidh me të dashurën, pasi ajo kishte pasur një lidhje 8-vjeçare me një burrë tjetër, por në atë kohë lidhje e tyre nuk kishte përfunduar plotësisht.

Me kalimin e viteve, ajo dukej sikur kishte vazhduar përpara duke i thënë dhe atij. Pas 4 viteve të lumtura së bashku, ata sollën në jetë fëmijën e tyre të parë dhe patën paska vështirësi të gjejnë një emër të përshtatshëm.

Mirëpo vetëm në momentin e fundit, ai pa se emri i foshnjës ishte ai i ish-partnerit të së dashurës së tij.

Ajo po refuzon të flasë me të deri sa ai të nënshkruajë certifikatën me emrin e ish të dashurit për fëmijën e tyre. Ai tani dyshon nëse foshnja është e tij dhe dëshiron të bëjë një test për ta vërtetuar këtë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA