Një grua në Britaninë e Madhe ka rrëfyer se është e dëshpëruar dhe kërkon të vaksinohet kundër koronavirusit që të vazhdojë marrëdhënien seksuale me burra të martuar. Që kur u divorcua, Katherine, 50 vjeçarja që jeton në Lancaster, provoi të dilte me të tjerë por nuk ndjente asnjë kënaqësi nga beqarët.
Ajo dëgjoi për një faqe interneti rreth dy vjet më parë dhe prej asaj kohe, takohet me burra të martuar. Në një intervistë për ‘The Sun’, ka rrëfyer se si pandemia ka ndikuar në jetën e saj seksuale dhe arsyen përse është “e paduruar”, ndaj dëshiron të bëjë sa më parë vaksinën.
“Verën e kaluar, kur virusi ishte nën kontroll, takoja shumë meshkujt të martuar. Në izolimin e dytë, takova një burrë të martuar, i cili kishte dy fëmijë. Unë jetoj vetëm dhe ne takoheshim në banesën time, por kryenim marrëdhënie në kushte të vështira sepse ai donte të mbrohej. Fatkeqësisht, takimet me të morën fund sepse gruaja e tij filloi të dyshonte për lëvizjet e tij të shpeshta.
Që prej asaj kohe, nuk kam njohur dikë tjetër me të cilin mund të kem një lidhje pasi të gjithë janë në pritje të vaksinës. Ndihem kaq e pashpresë dhe vetëm. Mezi pres që të marr vaksinën e Covid, në mënyrë që të dal sërish dhe të shijoj veten”, tha Katherine.
50-vjeçarja theksoi se nuk është në kërkim të një burri të dytë, por kërkon dikë për qejf. Për momentin, kjo nuk është e mundur pasi të gjithë janë të frikësuar nga infektimi me koronavirus.
Top Channel