Vaksina për propagandë? Rama debat me Gjekmarkajn, flet për darkën në Dubai: Do flas në një moment tjetër për incidentin

14/01/2021 21:48

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur edhe rreth darkës së shumë komentuar të pjesëtarëve të qeverisë Rama në Dubai.

Rama e ka cilësuar incident në thonjza darkën ndërsa ka shtuar se lidhur me këtë do të reagojë në një moment në dytë.

Rama ka debatuar me analistin Gjekmarkaj duke thënë se vaksina nuk erdhi për propagandë.

“Nuk është faji im që njerëzit që nuk duan të dëgjojnë nuk dëgjojnë. Unë e kam thënë në ditën që ka siguruara vaksinën. E kam thënë që jemi në negociatat me dy vende. Ne presim që të marrim një sasi dozash dhe mundësisht edhe para afatit.”

“Mund të flas edhe për incidentin në thonjza. Por mendoj se shqiptarët janë mjaftueshmërisht të mencur. Vazhdojmë me të tjerët që të bëhet vaksina.”ka thënë Rama.

Gjekmarkaj: E nisëm, për spostim të vëmendjes. Ishit në siklet dhe donit një dalje.

Rama: Okej. Jemi vaksinuar për të shmangur vëmendjen. Është bisedë banale. Besoj se ju ka lehtësuar frymëmarrjen.

Gjekmarkaj: Nuk është banale zoti kryeministër.

Top Channel