Paraditen e sotme, një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë.

Rreth orës 11:30, në rrugën e Teleferikut, në Dajt ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F.S., ku ka vetëm dëme materiale.

Për fat të mirë nuk ka probleme për banorët. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel