Trump e shkarkoi, ish kreu i FBI thirrje Bidenit, faleni për trazirat e Capitolit

14/01/2021 23:08

Ish kreu I FBI-së, James Comey, i pushuar nga puna prej Donald Trumpit, I kërkoi presidentit të zgjedhur Joe Biden që ta falë presidentin republikan për trazirat e Capitolit.

Comey u shpreh se ishte ndjerë shumë keq nga mësymja e Kongresit dhe se ishte zemëruar me mungesën e sigurisë që I lejoi turmës të hynte në godinë në një ngjarje që u pasua nga 5 vdekje. Shkarkimi I trumpit, sipas Comeyt, do të ishte “dicka e mirë për vendin”.

“Ai nihilist që s’njeh ligjin” duhet larguar nga Shtëpia e Bardhë përpara betimit të Bidenit, u shpreh ish shefi I FBI-së. Por Comey sërish nuk kërkoi gjykimin e Trumpit.

“Një gjë e tillë nuk do të ishte në interes të kombit”, tha Comey duke shtuar se vendi tani “duhet të shërohet duke u fokusuar tek gjërat që do të kenë vërtet më shumë rëndësi gjatë katër viteve të ardhshme. Në SHBA sakaq është rindezur dhe debate nëse presidenti mund të falë veten. Trazirat në Kongres në ngritjen e akuzave për shkarkim të presidentit republikan dhe nxitën thirrjet e demokratëve për një hetim federal mbi rolin e tij në nxitjen e dhunës. Kjo nga ana tjetër ka ripërtërirë pikëpyetjet nëse presidenti Trump mund të përdorë fuqinë e faljes presidenciale për veten për të shmangur ndjekjen penale në të ardhmen.

Por një “vet-falje” mund të mos jetë domosdoshmërisht në interesin më të mirë të presidentit Trump dhe këshilltarët thuhet se janë përpjekur ta bindin që të heqë dorë nga një ide e tillë. Ata thonë se një gjë e tillë mund të shihet si pranim i fajit, ndërsa nga ana tjetër mund të bëjë efektin e kundërt duke nxitur Departamentin e Drejtësisë nën presidencën e ardhshme të zotit Joe Biden të sfidojë faljen dhe të ngrejë akuza kundër zotit Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA