Shpërndanin kokainë e kanabis, arrestohet çifti i bashkëshortëve në Fier

14/01/2021 12:31
Foto ilustruese

Një çift bashkëshortësh janë vënë në pranga ditën e sotme për shpërndarje kokaine e kanabisi në doza të vogla.

Në banesën ku rrinin me qira të E. B., 56 vjeç dhe R. B., 44 vjeçe në Fier janë sekuestruar 28 doza kokainë dhe 24 doza kanabisi. Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka nxjerrë më parë urdhër ndalimi për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” për ta pasi në qytetin e Lushnjes dhe Divjakës, në kohë të ndryshme kanë blerë artikuj me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, ku janë dokumentuar 3 raste në muajt Korrik dhe Dhjetor 2020.

Fier

Finalizohet operacioni policor i koduar “SHTEGËTARI”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe për parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave. Operacioni i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve dhe Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Vihen në pranga dy shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale. Sekuestrohen 28 doza kokainë dhe 24 doza cannabis sativa. Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla dhe parandalimin e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të monedhave, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “SHTEGËTARI”, në kuadër të të cilit u kapën dhe ndaluan shtetasit: E. B., 56 vjeç dhe R. B., 44 vjeçe, banues në Fier (bashkëshortë). Gjatë hetimit disa mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, rezultoi se këta shtetas merreshin me veprimtari kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe të falsifikimit të monedhave. Shërbimet e Policisë gjatë  kontrollit të ushtruar në banesën e tyre të marë me qera në Fier, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe 24 doza me lëndë narkotike cannanis sativa. Gjithashtu për këta shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka nxjerë urdhër ndalimi për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” pasi këta shtetas, në qytetin e Lushnjes dhe Divjakës, në kohë të ndryshme kanë blerë artikuj me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, ku janë dokumentuar 3 raste në muajt Korrik dhe Dhjetor 2020. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve ” dhe “Falsifikimi i monedhave”.

Top Channel