Foto/ Rama publikon hartat: Me ligj të Sali Berishës dhe Bujar Nishanit në 2008-tën Shqipëria ka humbur 1200 km katror territor

14/01/2021 23:34

Vazhdojnë diskutimet në Open në Top Channel mes kryeministrit Edi Rama dhe panelistëve. Rama u ndal edhe tek çështja detit.

Rama tregoi në Open disa harta duke thënë se Shqipëria në vitin 2008 nga humbur territor dhe kjo falë një ligji të bërë nga Berisha me Nishanin.

“Nuk pranoj të komentoj nëse bëra negociatorin apo jo. Nuk dua të flas për këtë çështje, sepse nuk është etike. Un nuk jam negociator. Kam një fjalën time në këtë hapësirë. Mund të pyesni Bildin. Unë me ata kam edhe konflikt interesi. Në fund “Bild” thotë se ndërton ura. Unë ndërtoj, por nuk jam negociator. Ishte një privilegj që mes dy miqve të them fjalën time në një diskutim të gjatë mes tyre.

Me këtë rast dua t’ju them se pas 5 vjetësh, që prej 2016-ës, kur ishin ndërprerë, bisedimet mes Greqisë dhe Turqisë do të rinin në 25 janar në Stamboll. Grekët do të shkojnë në Stamboll që të rinisin dialogun aty ku e kishin lënë. Por unë dua t’ju tregoj një hartë se çfarë ka ndodhur me detin tonë, sepse më akuzojnë mua se kam shitur detin.

Në vitin 2008 me një marrëveshje të Sali Berishës dhe toger, kapiten, President Bujar Nishanit, në bazë të ligjit 9861, ka humbur 1200 km katrorë territor. Kjo sepse Berisha ndryshoi vijën për ujërat e brendshme. Kjo është një fatkeqësi që këta na shiten si patriotë. Unë kam ardhur këtu të demaskoj këta që kanë ngritur një tymnajë të madhe. Është turp që për të luftuar Edi Ramën fyeni duke quajtur tradhtar, Esat, dreq, shejtan. Marrëveshjen s’e kam rrëzuar unë, por Gjykata Kushtetuese. Rezultat 9 me 0″, tha Rama në Open.

Harta e publikuar nga Rama

Top Channel