Rama në Kamëz: Pas pak javësh nis dhe ndërtimi i 21 pallateve, do strehojnë 280 mijë familje

14/01/2021 18:07

Kryeministri Edi Rama, pasditen e sotme ka qenë i pranishëm në qytetin e Kamzë për të parë punën në nisjen e ndërtimit për lagjen e re në Valias, pas tërmetit të nëntorit.

Deri  më tani ka hapur dyert për fëmijët kopshti “Niko Hoxha”, ndërsa pritet të ndërtohen edhe 21 pallate si dhe shkolla fillore.

Sipas Ramës në këto pallate që do të rindërtohen do të strehohen 280 mijë familje.

“Hap dyert një tjetër hapësirë fantastike kopshti “Niko Hoxha” për fëmijët e prekur nga tërmeti, aty ku pas pak javësh nis dhe ndërtimi i një shkolle të re dhe i një lagjeje për 280 familje😊” ka shkruar Rama në rrjetet sociale.

“Janë 21 pallate që do ndërtohen. Po flisnim me Rakipin dhe ta bënimn një pjesë sportive këtë zonën. Kemi shkollën tjetër që për dy javë ia kalojmë për fillimin e punës. IKMT po pastron territorin.” ka thënë ministri i rindërtimit Arben Ahmetaj.

Rama: Do bësh një marrëveshje me Universitetin Bujqësor që të bëhet një parcelë frutikulture me zarzavate dhe me pemë që fëmijët të shohin si kujdeset dhe rriten bimët. Në cdo shkollë ku gjendet mundësia duhet bërë kjo gjë.

Ahmetaj: Kjo është me fondet e qeverisë, janë shtesat e vlerësimeve. Ka filluar pjesa për procesin e ndërtimit.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel