Pamjet nga vendi i ngjarjes/ Makina e familjes nga Kosova e shkatërruar plotësisht, shuhen 4 pjesëtarët, shpëton vetëm një fëmijë i mitur

14/01/2021 20:03

Makina “Citroen” në të cilën udhëtonin 5 pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova u shkatërrua plotësisht nga një aksident mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit pranë Rubikut.

Si pasojë e përplasjes së fortë me një kamion, në këtë aksident tragjik humbën jetën shoferi i mjetit “Citroen” bashkëshortja e tij dhe  2 fëmijët, ndërkohë është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Ndërkohë sipas policisë edhe shoferi i kamionit, I.I ishte banues në Kosovë. Ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit ndërsa dyshohen të ketë ardhur për shkak të manovrës së gabuar të parakalimit, si dhe mungesa e ndriçimit e lagështira në rrugë.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel