Aksident fatal në bypass-in e Vlorës/ Makina merr zjarr pas përplasjes me një automjet tjetër, humb jetën nga flakët personi që ndodhej brenda
Pesë persona kane rënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale, tre prej të cilëve ishin shpallur në kërkim.
Kështu u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. G., 30 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
Në pranga ra edhe E. L., 38 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Po kështu L. V., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vepra të turpshme”.
Listës së të arrestuarve i bashkohet edhe A. A., 51 vjeç, pasi në vitin 2017, me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar shumën 270.000 euro, për të cilat nuk i ka lëshuar as faturë tatimore, shtetases S. B.
Gjithashtu ra në pranga edhe K. B., 27 vjeç, pasi në rrugën “Shefqet Kuka”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel