Miriam Cani i dhuron djalit në ditëlindjen e parë një këngë, teksti i ëmbël është shkruar nga Albani

14/01/2021 18:51

Duam mori dhuratën më të bukur që mund të bëjnë dy prindër këngëtarë.

Miriami  i ka dedikuar djalit një këngë që mban titullin “Sa shumë të dua”.

Gëzuar ditëlindjen tënde të parë dashuria ime. Këtë këngë të thjeshtë por të sinqertë mami e këndoi më shumë dashuri. Një dhuratë me tinguj zemre për ty. Të duam Duam”, ka shkruar Cani në postimin në Instagram, një foto me djalin që buzëqesh.

Tekstin e ka shkruar vetë babai i Duam, Albani. Muzika është po ashtu nga Albani dhe Elgit Doda.

Ti ende s’e di sa shumë të dua. Ti i jep kuptim ditëve të mia. Ti je dhe më shumë se dashuria. Çdo ditë nuk lodhem ta them sa shumë të dua“, këndon artistja.

Kujtojmë se edhe fëmijës së parë, vajzës, çifti i dedikoi një këngë me titullin “Dhurata”.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA