Detaje të reja kanë dalë në skenë nga vrasje e shqiptarit, Edmond Llangozi në Greqi dhe plagosja e dy djemve të tij.

Mediat greke kanë arritur të marrin dëshminë e një prej djemve të plagosur, Mihal Llagnozi i cili ka thënë se sherri me autorin e krimit ka nisur për një borxh të marrë, 600 euro.

Sipas tij kanë qenë 5 persona që kanë kryer atentatin ndaj tij dhe familjes së tij, ndërsa shton se ata kanë qenë me origjinë shqiptare.

Babai nuk ishte i përfshirë” tha djali.

Ata na ndoqën, pasi qëlluan vëllanë tim, erdhi babai në ndihmë. Ata e qëlluan atë katër herë, vetëm një plumb e kapi” tha më tej ai.

Sipas djalit të viktimës, vëllai i tij, Anxhelo kishte caktuar një takim me këta persona për t’u kthyer një borxh 600 euro,por ndodhi ajo që nuk pritej, pasi u përplasën.

Vëllai im u kishte marrë hua dhe atë ditë në 11 janar unë i kërkova të shkonim së bashku për t’ua dërguar paratë. Ishin 600 euro” tha ai.

Ndërkohë policia greke ka arritur që të identifikojë të paktën një nga autorët e kësaj ngjarje të rëndë, ndërsa është vënë në kërkim të autorëve.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel