Bulqizë, rëndohet situata për shkak te reshjeve të dendura të dëborës

14/01/2021 22:51

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, të shoqëruara me erëra të forta dhe ngrica, është rënduar situata në rrugët e Bulqizës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se si pasojë e motit të keq ka pasur problematikë në aksin rrugor Bulqizë-Peshkopi.

Po ashtu, janë hasur probleme në rrugët rurale të njësive administrative Ostren, Trebisht, Martanesh, Fush-Bulqizë, ku kalimi është i mundur vetëm me zinxhirë.

Stuhia “Filomena” që mbuloi një pjesë të Spanjës me dëborë po i drejtohet Ballkanit.

Sipas sinoptikanëve parashikohet që të zbresë termometri edhe minus 13 në zonat malore dhe kryesisht do të jetë pak më shumë e prekur zona verilindore edhe zonat e thella, ku do shënojë termometri minus 13. Pritet që të premten dhe në fundjavë, e gjithë Shqipëria të jetë e ngrirë!

Top Channel