Dëbora në Bulqizë

Pas reshjeve të dendura të shiut prej 4 ditësh në Bulqizë ku dhe pati edhe përmbytje në rrugë,kanë nisur reshjet e dëborës.

Policia lokale e Bulqizës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes pasi reshjet e dëborës po vijojnë me intensitet të lartë.

Top Channel ka siguruar pamje nga dëbora në Bulqizë në këtë mes janari të 2021-shit. Nga pamjet e marra, disa qytetarë duket se po shijojnë pamjen, ndërsa po ecin në rrugë.

Dëbora në vendin tonë është karakteristikë e zonave si Thethi, Lëpusha, Valbona, Dardha apo Voskopoja, të cilat janë veshur nga “velloja e bardhë dimërore”.

Kujtojmë se Evropa po përballet me stuhinë e dëborës “Filomena”, e cila fillimisht ka ngrirë Spanjën, ku temperaturat në qytezën Bello, të njohur dhe si Siberia spanjolle, zbritën në minus 25 gradë Celsius.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA