Thuajse çdo dimër, Oboti kthehet në fshatin e varkave, për shkak të daljes nga shtrati të lumit Buna dhe reshjeve të dendura të shiut.

Edhe këtë fillim viti të 2021, serish në Obot mjeti me i përdorur është varka për shkak të izolimit nga uji dhe ky është i vetmi mjet me të cilin mund të lidhen banorët me njeri tjetrin.

Uji ka rrethuar banesat teksa të përmbytura janë qindra hektarë tokë duke shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi dhe blegtori.

Edhe shërbimi shëndetësor brenda fshatit kryhet me ndihmën e varkave. Vincens Gocaj është infermieri i zonës i cili duhet të shkojë në banesat e pacienteve me këtë mjet lundrues ndërsa në raste emergjence, në gadishmëri janë forcat e ushtrisë.

Edhe pse në momente të vështira, tek shkodranet nuk mungojnë notat e humorit. Ky fshatar ka një kërkese të veçantë:

Qytetari: Nuk dua as bukë as ujë, kam nevojë për një grua tashi, u bë 19 vjet që më ka vdek, kam nevojë për një grua a ma gjen nji?

GazetariPo të përmbytur a jeni?

QytetariCa më duhet e përmbytura mua pak rëndësi ka, unë grua du.

Top Channel