Një gjykatës në SHBA ka pezulluar ekzekutimin e Lisa Montgomerit, vetëm disa orë para se e vetmja grua në Amerikë, e dënuar me vdekje, të merrte injeksionin vdekjeprurës.
Gjykatësi James Hanlon, tha se para ekzekutimit të dënimit, duhet mbajtur një seancë në lidhje me kompetencat. Avokatet e Montgomerit, kanë argumentuar se ajo ishte mendërisht e paaftë që të ekzekutohej pasi kishte lindur me dëmtim në tru. Lisa Montgomery, kishte mbytur një grua shtatzënë në Misuri, para se t’ia çante barkun dhe të rrëmbente fëmijën, në 2004. Tani në moshën 52 vjecare, ajo do të kish qenë e para e burgosur federale që ekzekutohet në thuajse 70 vite, nëse vendimi i gjykatësit nuk do të kish ardhur në kohë. Tani prokurorët kanë bërë një apel për vendimin. Kjo është hera e dytë që ekzekutimi i Montgomerit shtyhet.
Data e ekzekutimit ishte vendosur fillimisht për në dhjetor, por u pezullua pas një nga avokatët u prek nga covidi. Më pas u përcaktua 12 janari. Gruaja e fundit që është ekzekutuar në SHBA ka qenë Bonnie Heady, që vdiq në një dhomë gazi në misuri në 1953. Ekzekutimet federale kanë qenë të pezulluara për 17 vite, para se presidenti Donald Trump të urdhëronte rifillimin e tyre vitin e kaluar. Ka mundësi që montgomeri tani ti shpëtojë një herë e mirë dënimit me vdekje, pasi presidenti i zgjedhur Joe Biden, që do të marrë postin më 20 janar, ka thënë se do të kërkojë fundin e ekzekutimeve.
Top Channel