Serbia dëshiron të blejë vaksinën kineze kundër COVID-19

12/01/2021 16:23

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic tha se vendi i tij dëshiron të blejë vaksinën e prodhuar nga Kina kundër koronavirusit (COVID-19).

Duke folur për televizionin “Happy”, Vucic deklaroi se vaksina e prodhuar nga Kina është “me cilësi jashtëzakonisht të lartë” dhe “ndoshta vaksina më e shtrenjtë në treg”.

Duke theksuar se ai i ka dërguar letër presidentit kinez Xi Jinping rreth vaksinës, Vuçic tha se në letrën e tij Serbia ka shprehur dëshirën për të blerë vaksina nga Kina dhe ka kërkuar zbritje.

Ai kujtoi se në Serbi më herët ka arritur vaksina Pfizer-BioNTech dhe ajo ruse “Sputnik V”, duke shtuar se negociatat mbi furnizimin me vaksinën kineze do të përfundojnë brenda një jave.

Vucic po ashtu tha se asnjë vend midis vendeve të rajonit përveç Shqipërisë nuk ka siguruar ende vaksinën kundër COVID-19 dhe theksoi se Serbia beson te vetja dhe fuqia e saj në luftimin e pandemisë. Presidenti serb deklaroi se parashikojnë që vaksinat që do të dorëzohen në kuadër të Programit Global të Vaksinave COVID-19 (COVAX) do të vonohen dhe shtoi se vendi i tij gjithashtu do të marrë masa për të siguruar vaksinat AstraZeneca dhe Moderna në të ardhmen e afërt.

Vucic nënvizoi se janë një nga vendet e rralla që u ofrojnë qytetarëve të tyre mundësinë për të zgjedhur vaksinat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA