“Isha te terapia e djalit”/ Rama akuzoi protestuesit se e sollën në Parlament, shqiptarët mbledhin brenda pak orësh 151 mijë dollarë për nënën dhe të birin me autizëm Çfarë përfitimesh kanë secili nga negociatat mes Turqisë dhe Greqisë? Kjo ishte pyetja që u shtrua për panelistët, e cila shkaktoi debate mes dy gazetarëve.
Debati nisi kur Arjan Çani tha se nëse takimi mbahet në Tiranë ka një super Pazar.
Pjesë nga debati:
Çani: Nëse ky takim mbahet në Tiranë, ka një Pazar shumë të madh në mes.
Hila: Po thuaje pra, cili është pazari.
Çani: Duhet të jesh budalla për të mos e kuptuar. Unë e thashë.
Hila: Tregoje me fakte. Cili është pazari.
Çani: Unë jam gazetar dhe si gazetar do të tregoj anën tjetër të medaljes. Nuk kam pse flas me gjuhë zyrtari. Ne këtu sulmojmë falas dhe mbrojmë me para.
Hila: Jemi këtu për të bërë analiza të thella, jo vetëm spektakël. Ne Turqinë e kemi aleat të madh. Nesër do ikë Erdogani do vijë një laik dhe Turqinë do e kemi sërish aleat.
Top Channel