Liqeni i Shkodrës është shumë afër kuotës maksimale.

Nga 8.70 metra që është kuota maksimale në liqenin e Shkodrës, hidrometri shënon kuotën 8.60 metra.

Rruga për në Obot është e kalueshme vetëm me mjete të larta.

Në Velipojë raportohen rrëshqitje dherash në rrugën  Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër deklaraton se po punon për pastrimin e rrugës.

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

E njëjta situatë është edhe në fshatin Bardhaj,  Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir.

Raporti i publikuar për qarkun e Shkodërës, data 11 janar

  • Hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënon kuotën 6.42m.(Kuota max 6.30 m)
  • Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.30,shënon kuotën 8.60 m.(Kuota max 8.70 m)
  • Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30,shënon kuotën 7.07m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur     1863 Ha

  1. Tokë e pakultivuar                  536 Ha
  2. Foragjere të dyta, jonxhe      1145 Ha
  3. Grurë                                       95 Ha
  4. Bimë dekorative                      80  Ha
  5. Pemtore                                       7 Ha

Nj.A. Ana Malit

  1. Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm  me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.
  2. Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
  3. UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  4. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 960 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë
  • Tokë e pakultivuar 210 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha
  • Grurë 40 Ha
  • Pemtore 5 Ha
  • Janë shpërndarë në Obot 140 koli ujë, nga 9 litra kolia, për 70 familje.

 Nj.A Dajç

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 760 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat  Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :
  • Tokë e pakultivuar  275 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 350Ha
  • Bimë dekorative 80 Ha
  • Grurë 55 Ha
  1. UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.
  2. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.
  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 60 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.
  • Tokë e pakultivuar 15 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhë 45 Ha
  1. Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll.  Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

  1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe
  • Tokë e pakultivuar 30 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha
  1. Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

  • Tokë e pakultivuar 3 Ha
  • Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha
  • Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç

 

Top Channel