Lagështira në rrugë/ Makina humb kontrollin dhe përmbyset në aksin Korçë-Maliq, lëndohet shoferi (FOTO)

09/01/2021 09:53

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Maliq, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip Citoren C3 ka dalë jashtë kontrollit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka marr para tabelat e sinjalistikës rrugore dhe më pas murin e një biznesi anës rrugës. Mësohet gjithashtu se oficeri udhëtonte i vetëm në automjet dhe sipas informacioneve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i automjetit i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka  mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se personi i aksidentuar është oficer i policisë së kufirit në Tiranë, i cili po ktheheshe për në shtëpi.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel