Numri i satelitëve aktivë të Turqisë, e cila është një nga 30 vendet që posedon satelitë, do të rritet në shtatë pas vendosjes në orbitë pas katër muajsh të satelitit TÜRKSAT 5A i cili u lëshua në mënyrë të suksesshme këtë mëngjes.
Sipas informacioneve që gazetari i Anadolu Agency i ka përpiluar, Turqia ka gjashtë satelitë aktivë, prej të cilëve tre satelitë komunikimi (TÜRKSAT 3A, TÜRKSAT 4A, TÜRKSAT 4B) dhe tre satelitë vëzhgimi (GÖKTÜRK-1, GÖKTÜRK-2 dhe RASAT).
TÜRKSAT 1A, i cili ishte sateliti i parë provë për komunikim i Turqisë u lëshua në hapësirë me 24 janar 1994 por për shkak të një defekti në raketën lëshuese ai ra në oqean pas 12 minutave e 12 sekondave. Turqia vazhdoi investimet e saj në teknologjitë satelitore dhe me 10 gusht 1994 ajo zuri pozicionin e saj në hapësirë me satelitin TÜRKSAT 1B.
Sateliti TÜRKSAT 5A pas proceseve të prodhimit dhe fazave të testimit nga AIRBUS D&S iu dorëzua zyrtarëve të TÜRKSAT më 2 tetor në gjendje të gatshme për t’u lëshuar.
Sateliti, prodhimi i të cilit filloi në kompleksin e AIRBUS në qytetin Toulouse të Francës pas marrëveshjes së nënshkruar në vitin 2017, u dërgua në qendrën e lëshimit në Cape Canaveral të kompanisë SPACE X në Florida, SHBA. Sateliti i ri TÜRKSAT 5A i cili u lëshua në hapësirë sot në ora 05:15 dha sinjalin e tij të parë 35 minuta pas lançimit.
TÜRKSAT 5A ka një sistem shtytës plotësisht elektrik dhe ai do të vendoset në orbitën e tij në gjatësinë “31 gradë në lindje” pasi të kryhen të gjitha kontrollet e orbitës dhe të nënsistemeve nëpërmjet stacioneve.
Numri i satelitëve aktivë të Turqisë në hapësirë do të rritet në shtatë, pasi TÜRKSAT 5A të vendoset në orbitë pas një udhëtimi prej afërsisht katër muajsh.
Kontrolli i satelitit do të jetë tek Stacioni tokësor Satelitor Gölbaşı dhe me komandat që do dërgohen nga këtu, sateliti do t’i nënshtrohet testeve të performancës për rreth një muaj. Synohet që TÜRKSAT 5A të vendoset në shërbim brenda tremujorit të dytë të vitit 2021.
Sateliti me jetëgjatësinë manovruese do të sigurojë të drejtat e frekuencës dhe orbitës për 30 vjet në orbitën 31 gradë në lindje.
Do të ofrojë shërbim në transmetimet TV dhe komunikimin e të dhënave
TÜRKSAT 5A do të ofrojë shërbim në transmetimet TV dhe komunikimin e të dhënave në një pozitë të gjerë gjeografike që përfshin Turqinë, Evropën, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Afrikën Qendrore, Afrikën e Jugut, Mesdheun, Detin Egje dhe Detin e Zi.
Gjithashtu, TÜRKSAT 5A do të sigurojë që Turqia të jetë një prej vendeve kryesore që përdor Ku-Bandin e ri dhe me një fuqi 12 kilovatësh, ai do të mundësojë një shërbim shumë më cilësor në transmetimet TV dhe komunikim.
TÜRKSAT 5B synohet të lançohet në qershor
Turqia, e cila vazhdon investimet e saj në fushën e teknologjive satelitore, planifikon që në muajin qershor të lançojë në hapësirë satelitin e saj të komunikimit TÜRKSAT 5B, prodhimi dhe testimet e të cilit kanë përfunduar.
Kapaciteti Ku-Band i vendit do të rritet me TÜRKSAT 5B i cili do të lançohet në orbitën e tij 42 gradë në lindje.
Me vendosjen në shërbim të TÜRKSAT 5A dhe më pas të 5B, përveç mbrojes së të drejtave të Frekuencave të Turqisë, do të përfitohen edhe të drejtat e frekuencave të reja për satelitët e komunikimit të gjeneratës së re të ardhshme.
Ndërkohë parashikohet që në vitin 2022 të lëshohet në hapësirë edhe sateliti i komunikimit TÜRKSAT 6A i cili do të prodhohet në Qendrën e Testimit dhe Integrimit të Sistemeve Hapësinore (USET).
Turqia me satelitët e saj TÜRKSAT do të përfshijë në fushën e saj të komunikimit gjithë Evropën dhe Afrikën, pjesën perëndimore dhe jugore të Azisë, përfshirë edhe Indonezinë (me përjashtim Rusinë dhe Kinën).
RASAT, sateliti i parë vëzhgues i projektuar dhe prodhuar në Turqi
Sateliti i vëzhgimit të tokës RASAT është sateliti i dytë i perceptimit nga larg pas satelitit BİLSAT të TÜBİTAK UZAY. RASAT, i cili është sateliti i parë vëzhgues i tokës i projektuar dhe prodhuar në Turqi, u lëshua më 17 gusht 2011 nga Rusia.
Pavarësisht se jetëgjatësia e projektimit të RASAT është tre vjet, ai që nga 17 gushti 2020 ka përfunduar me sukes vitin e tij të nëntë në orbitë.
Sateliti në fjalë ndodhet në orbitën rrethore njëkohësisht me diellin duke kryer detyrën e tij në një lartësi 700 km, me një kamerë (pushbroom) me një rezolucion hapësinor multi-band 15 metra dhe në 7,5 metra bardhezi.
RASAT, i cili ka një mesatare prej katër ditësh kohë rishikimi, mund të kontrollohet në tre akse. Nga sateliti, ku dimensionet e pamjes së çdo kornize është 30×30 km, mund të merren imazhe në shirit deri në 960 kilometra.
Në kuadër të projektit janë rritur laboratorët e testimit, integrimit dhe montimit të satelitëve si dhe janë vendosur mbi 100 ekspertë në çështjet e projektimit, prodhimit dhe testimit.
Sateliti GÖKTÜRK-1
Gjithashtu, në hapësirë është lëshuar në vitin 2016 edhe sateliti GÖKTÜRK-1 i cili do të plotësojë nevojat e pamjeve satelitore, me objektiv inteligjencën e Forcave të Armatosura Turke. Sateliti, i cili është i vendosur në orbitën botërore me lartësi të ulët, mund të kryejë detyra për perceptimin nga larg të aktiviteteve në shumë fusha, si vëzhgimin e strukturimit dhe mjedisit për institucionet dhe organizatat publike, përcaktimin e të korrurave bujqësore, aplikacionet bashkiake, kontroll të kufijve dhe aktiviteteve kadastrore.
Sateliti me rezolucion 0,50 metra i projektuar për të kryer zbulime (eksplorime) kudo në botë pa kufizime gjeografike, parashikohet që të ketë një jetëgjatësi prej shtatë vitesh.
GÖKTÜRK-2, sateliti i parë zbulues dhe vëzhgues me rezolucion të lartë
Po ashtu edhe GÖKTÜRK-2, sateliti i parë i zbulimit dhe vëzhgimit me rezolucion të lartë i zhvilluar posaçërisht për Turqinë, u vendos në orbitën e tij të detyrës me operacionin e lançimit në vitin 2012.
GÖKTÜRK-2 u prodhua në kuadrin e një marrëveshjeje të nënshkruar nga partneriteti i biznesit mes Ministrisë Kombëtare të Mbrojtjes, Presidencës TÜBİTAK dhe TÜBİTAK UZAY-TUSAŞ.
Me anë të satelitit sigurohen prodhimi i inteligjencës së synuar dhe të dhënat digjitale dhe gjeografike për të cilat kanë nevojë forcat e armatosura dhe komanda e forcave ajrore të Turqisë. Gjithashtu përmbushen edhe kërkesat e institucioneve/organizatave të tjera publike si dhe të universiteteve dhe institucioneve hulumtuese.
Sateliti i prodhuar me një normë të lartë të prodhimit vendas ka një rezolucion 2,5 metra dhe përballon nevojat e rëndësishme të Turqisë në fushat e mbrojtjes, mjedisit, urbanistikës, bujqësisë dhe pyjeve.
Sateliti në fjalë ka një komunikim të dhënash me shpejtësi të lartë që mund të shkarkojë imazhin e një korsie prej afërsisht 640 kilometrash në një kalim të vetëm.
Ndër të tjera, sateliti, i cili ka aftësinë të marrë pamje nga e gjithë bota dhe t‘i transmetojë ato brenda pikës së komunikimit, përfundon një turne nëpër botë në rreth 98 minuta.
Në kuadrin e projektit të GÖKTÜRK-2 është synuar plotësimi me mundësi dhe aftësi kombëtare i nevojave vëzhguese dhe hulumtuese i institucioneve dhe organizatave publike si dhe zhvillimi i teknologjisë, fuqisë së njerëzve ekspertë dhe infrastrukturës për sistemet hapësinore dhe orbitale.
Në pikën e arritur, përgatiten fuqia e njerëzve ekspertë që do të kryejnë detyrë në projektet e satelitëve në të ardhmen nën strukturën e TÜBİTAK UZAY (TÜBİTAK Space Technologies Research Institute) dhe TUSAŞ (Turkish Aerospace Industries). Po ashtu janë fituar infrastruktura dhe aftësi për aktivitetet e projektimit, analizës, prodhimit, montimit, integrimit dhe testimit të nivelit satelitor dhe të pajisjeve.
Top Channel