“Në dorën tuaj dhe të Zotit”, shkruan një banor i Dajçit të Lezhës në numrin e “Ti Raporton”.
Reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje të banesave dhe bllokim të akseve rrugore. Siç mund ta shihni edhe në video, zona të tëra gjenden nën pushtetin e ujit.
“Kam njoftuar policinë, emergjencat civile, njësinë administrative Dajç në lezhë, nuk ka ardhur asnjë”, shkruan banori.
970 ha tokë janë përmbytur në Lezhë dhe në Kurbin. Zona më problematike paraqitet ajo e Zadrimës. Në të njëjtën kohë edhe prurjet e shumta të lumit Vjosa gjatë natës kanë bërë që në orët e para të mëngjesit të së premtes të dali nga shtrati lumi Vjosa dhe të përmbysë pazarin e kafshëve poshtë urës së Mifolit.
Sipas kreut të Njësisë Administrative Novoselë, Kanan Shakaj, niveli i lumit deri në këto momente është 6.6 m mbi nivelin e detit, dhe prurjet vazhdojnë.
Mësohet se në Kurbin, saktësisht në Fushë Gjorm, banesa e shtetasit Baftjar Reçi është përmbytur. Për shkak të rritjes së nivelit të ujit dhe depërtimit të tij në shtëpi, banorët e zonës janë evakuuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin.
Top Channel