Detajet e reja në “Top Story”, gazetari: Janë mbi 130 video që SPAK po i sheh, pajisja përgjuese… Familjarë, të afërm dhe kolegë i kanë dhënë lamtumirën e fundit 25-vjeçares Artineda Haskasa e cila humbi jetën pasditen e djeshme, këtu në hyrjen e terminalit të kontejnerëve në portin detar të Durrësit.
“Isha në punë kur e mora vesh. E kam gocën e gocës së hallës. U ndjeva shumë keq. Humbje e madhe. 25 vjeç.”
Policia deklaroi arrestimin e 39-vjeçarit nga Malisheva e Kosovës i cili drejtonte trailerin nga i cili u përplas 25-vjeçarja, punonjëse e forcave të sigurisë portuale. Në momentin që traileri është afruar pranë traut viktima ka nxituar të ngrejë traun dhe të kthehet në kabinën e qëndrimit të forcave të sigurisë në turn. Moti i keq duket se ka ndikuar në këtë lëvizje të shpejtë që ka qenë fatale për punonjësen.
Grupi hetimor dhe forcat e sigurisë penale po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe nxjerrjen e përgjegjësive penale.
Top Channel