Në zgjedhjet e 25 Prillit në disa zona do të kryhet pilotimi i votimit dhe numërimit elektronik.

Partia Demokratike i kërkoi zyrtarisht Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që sistemet pilote të shtrihen në qarqet Fier dhe Korçë.

Ndërkohë Partia Socialiste ka kërkuar që kjo gjë të bëhet në Korçë dhe Tiranë.

Në fund të vitit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi kërkoi mendim nga të gjitha partitë politike për të përcaktuar se në cilat zona do zhvillohet ky proces.

Deri më tani ka kthyer përgjigje vetëm selia blu dhe ajo e PS ndërkohë pritet mendimi dhe i subjekteve të tjera të cilat kanë marrë shkresë nga KQZ, si LSI, PR, PDK, PDIU, PSD dhe Bindja Demokratike.

Nëse partitë politike nuk bien dakort, atëhërë vendimin e merr Komisioni Rregullator. Kujtojmë që në 2013, u tentua projekti pilot për numërimin në Fier dhe votimin në Tiranë, por të dyja projektet dështuan.

Top Channel