Beteja për atësinë/ Bukuroshja ruse e mbretit të Malajzisë shkel urdhrat, publikon fotot e të birit në Instagram

07/01/2021 16:02

Modelja ruse e bukurisë që u martua me ish-mbretin e Malajzisë, ka shkelur rregullat e familjes së tij të fuqishme duke publikuar fotot të djalit të tyre 18-muajsh në rrjetin Instagram, teksa vijon beteja e ashpër ligjore për atësinë e fëmijës.

28 vjeçarja Oksana Voevodina, shpërndau foton e ëmbël të vetes me të birin kësaj jave në Instagram, në një kohë që ajo me ish-burrin Sultan Muhammad V i Kelantan, janë në mes të një beteje ligjore pas martesës së tyre të shkurtër e të pafat.

Ata po konfliktohen për zgjidhjen financare të lidhjes së tyre dhe për atësinë e birit 18-muajsh Leon, teksa Sulltani 50 vjeçar mohon se është biri i tij.

Kësaj jave Oksana shpërndau imazhin për 595,000 për ndjekësit e saj duke komentuar: “Ne duam që dëshirat tona të plotësohen, ose vetë ose me ndihmën e dikujt”.

Oksana ishte vënë nën presion më parë nga familja mbretërore për të mos publikuar foto të birit të saj online, por mesa duket presioni nuk ka qenë i mjaftueshëm.

Pallati mbretëror i Malajzisë thotë se ajo ka refuzuar të kryejë testin e ADN-s së fëmijës, diçka që është mohuar nga ish-Miss-i rus.

Ajo thotë se djali i saj është ngjizur gjatë pushimeve romatike me Mbretin në Australi, pas martesës së tyre islamike në 2018.

FOTO GALERI
3/9
28 vjeçarja Oksana Voevodina, shpërndau foton e ëmbël të vetes me të birin kësaj jave në Instagram

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA