Vaksinat e para anti-Covid19 në Kosovë pritet të vijnë në muajin shkurt të këtij viti. Ndërsa të parët që do të vaksinohen janë punëtorët shëndetësorë, personat mbi 65 vjet si dhe personat me rrezikshmëri të lartë.

Kështu bëri të ditur në një konferencë për media kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, te mbajtur bashkë me ministrin Armend Zemaj dhe drejtorin e IKSHPK-së Naser Ramadani.

Hoti tha se është lajm i mirë rënia e numrit të të infektuarve me Covid-19. Teksa bëri të ditur se do të vazhdojnë të mbajnë në fuqi masat e ndërmarra më parë, deri në hapjen graduale gjatë javëve në vijim.

Kreu i ekzekutivit ka prezantuar me këtë rast strategjinë e imunizimit kundër Covid-19, për çka tha se është bërë një punë e madhe në për të përgatitur këtë strategji, e cila do të kalojë shpejt në komitet dhe pastaj do të shkojë edhe në qeveri.

“E mira e kësaj është se përcaktohet qartë prioritet dhe pastaj ashtu si vijnë vaksinat, në fillim mjekët, pastaj personat mbi 65 vjet, personat që kanë rrezikshmëri të lartë. Strategjia parasheh në detaje veprimet konkrete që janë ndërmarrë, do të bëhen publike listat me emrat e qytetarëve që janë vaksinuar. Kapaciteti ditor është që të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës dhe kjo na jep komoditet që të vaksinojmë pjesë të konsiderueshme të qytetarëve brenda kohës. Nga Pfizer janë535 mijë vaksina, me Austrinë për 600 mijë vaksina, 720 mijë vaksina nga Covax. Kemi siguruar edhe buxhetin, ku janë ndarë 40 mijë euro për vaksinat anti-Covid19. Presim që vaksinat e para të vijnë në shkurt”, u shpreh Hoti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA