Kremtohet Dita e Ujit të Bekuar/ Kohë pandemie, mungon ceremonia e hedhjes së kryqit

06/01/2021 10:56

Në Durrës, besimtarët ortodoksë kremtuan Ditën e Ujit të Bekuar, që përkon me Pagëzimin e Jezu Krishtit në lumin Jordan dhe fillimin e misionit të tij shpëtimtar.

Këtë 6 janar, për shkak të pandemisë dhe shmangies së grumbullimit masiv të njerëzve mungoi ceremonia e hedhjes së kryqit në ujërat e detit Adriatik.

Shërbesat kremtuese të pagëzimit të Krishtit dhe bekimit të ujit u kryen në kishën ortodokse “Apostull Pavli dhe Shën Asti”, me një pjesëmarrje më të kufizuar se zakonisht të besimtarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA