Fotot/ Vajza dhe i dashuri masakrohen nga familjarët pas refuzimit të martesës me kushëririn në Turqi

06/01/2021 17:32

Në një rast të rëndë të njohur si “vrasje nderi”, një vajzë e re është vrarë kurse i dashuri i saj u torturua e u vra pasi ajo refuzonte të martohej me kushëririn e saj në Turqi.

24 vjeçarja Vilda Ince, u detyrua të martohej me kushëririn e saj në një ceremoni fetare pasi ishte vënë nën presion nga familja.

Por ajo refuzoi lidhjen e detyruar dhe u largua me të dashurin e saj, 25 vjeçarin Osman Celik, rreth dy muaj më parë.

Familja ishte vënë në kërkim të çiftit por nuk arrinin t’i gjenin, derisa ata kishin ardhur në një festë të vitit të ri në qytezën Kaman, në krahinën qendrore turke Kirsehir.

Kur mësuan se ata ishin në Kaman, familja e vajzës ftoi çiftin në shtëpi duke thënë se dëshironin të pajtoheshin. Çifti pranoi ftesën e pajtimit dhe shkoi në shtëpinë fshatare të familjes.

Por sapo ata hynë në shtëpi, Vilda u dërgua në dhomën e banjës ku u masakrua me sende të mprehta, kurse i dashuri i saj u zhvesh, u torturua e përdhunua, para se të therrej për vdekje, raportonin mediat vendase.

Viktimat më pas ishin vendosur në vaskë që gjaku nga trupi i tyre të mos ndotte dyshemetë.

Më pas trupat u hodhën në një gropë jashtë fshatit ku u mbuluan me dhe.

Kur familja e Osman nuk kontaktonin dot me djalin e tyre, njoftuan policinë.

Oficerët ndaluan familjen Ince për marrjen në pyetje, të cilët rrjedhimisht pranuan vrasjen makabre dhe treguan ku kishin varrosur trupat.

Policia tha se pas rekuperimit të trupave, arrestuan babanë, vëllanë dhe kushëririn me të cilin vajza e ndjerë ishte detyruar të martohej, dhe dy të afërm të tjerë, të lidhur me vrasjet.

Hetimet vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/11
Një vajzë e re është vrarë kurse i dashuri i saj u torturua e u vra pasi ajo refuzonte martesen e detyruar

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA