A do të ndikojnë të shtënat me armë në vizitën e Mbretit Charles në Uashington? Trump: Çdo gjë do të zhvillohet sipas planit, mezi pres ta takojë 26/04 18:17
Rruga pranë shtëpisë, ku i riu Klodian Rasha humbi jetën në Tiranë, mori zyrtarisht edhe emrin e tij. Propozimi ishte bërë disa ditë më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Në vizitën e ngushëllimit në shtëpinë Rasha, babai i Klodianit, Qazimi, i kërkoi Veliajt që rruga e shtëpisë të mbante emrin e të birit. Pak ditë më pas, premtimi për babain e Klodianit u mbajt nga Veliaj.

Mësohet se para pak ditësh, në fund të dhjetorit, Veliaj e ka vizituar sërish shtëpinë e Klodianit, ku i ka dorëzuar në mënyrë simbolike një kopje të tabelës me emrin e rrugës babait, Qazimit. Ky i fundit ka shprehur edhe dëshirën për të mbjellë një pemë blir në kujtim të djalit të tij.
Top Channel