Aksident tragjik në Fier, përplaset për vdekje një 50-vjeçar teksa lëvizte me biçikletë

06/01/2021 09:23
Foto ilustruese

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete në anë të rrugës, në fshatin Vajkan të Fierit. Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari G. Gj ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet. Viktima është baba i tre fëmijëve.

I ndjeri punonte si roje në një subjekt privat dhe mësohet se po kthehej nga puna për në shtëpi. Familjarët kanë kërkuar gjatë gjithë natës dhe vetëm në mëngjes e kanë gjetur trupin anës autostradës, në kanal. Pranë trupit ka pasur edhe pjesë të një automjeti që mendohet që e ka përplasur. Policia është vënë në kërkim të autorit të aksidentit duke marrë edhe kamerat e sigurisë të bizneseve që ndodhen përgjatë autostradës.

Ndërkohë banorë të zonës thonë se ky segment rrugor është i rrezikshëm dhe shpesh ndodhin aksidente, pasi mungojnë barrierat mbrojtëse, mbikalimet dhe nënkalimet.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:20, në vendin e quajtur “Vajkan”, në anë të rrugës është gjetur pa shënja jete shtetasi G. Gj., 50 vjeç, banues në Vajkan.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 50-vjeçari ka qënë duke lëvizur me biçikletë dhe është aksidentuar nga një automjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel