“Përdhunoi mamin në motel…”, dëshmia tronditëse e djalit të Zhaneta Metanit

05/01/2021 13:46

Anxhelo, djali i Zhaneta Metanit, gruas që u vra bashkë me motrën mëngjesin e 31 dhjetorit nga Përparim Tela konfirmoi sot në “Shqipëria Live” se ajo u mor me dhunë e u përdhunua nga Përparimi një ditë para krimit makabër.

Ai shprehet se mamanë e tij e përdhunoi në një motel dhe kur erdhi ishte e trumatizuar dhe dukej si e vdekur.

Mami erdhi nga ora 6-7, ishte si e vdekur. Edhe ne na trembi, ishte e traumatizuar. Ne donim të merrnim policinë, folëm edhe me autorin. U zgjat shumë, prit të nesërmen për të marrë një urdhër mbrojtje. Në 31 u zgjova t’i them mirëmëngjes, as 5 minuta nuk kaluan dhe ra dera”, tha ai.

Si ndodhi ngjarja?

Mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas Përparim Tela vrau e breshëri kallashnikovi dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metanin në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit. Ndërsa ditën e djeshme, ngjarja mori një rrjedhë krejt tjetër, ku Bashkim Metani, vëllai i dy viktimave tha se autori i ka shfrytëzuar për prostitucion motrat e tij në Francë. Ai gjithashtu tha se ato jetonin në një banesë me qira bashkë me bashkëshorten e tij, Vjollca Tela. Ndërsa motra e dy viktimave tha se Përparim Tela ka trafikuar 10 fëmijë, pasi i linte shtatzënë dy viktimat. Sipas saj edhe bashkëshortja e tij ka trafikuar fëmijë të saj pasi nuk arritën dot që të mbaronin vilën dhe u duheshin para. Një rrejt i mirëfilltë trafikimi fëmijësh dhe prostitucioni mes një familjeve ku anëtarët e saj bashkëjetonin me njëri-tjetrin.

Top Channel