Fakte të reja nga krimi makabër/ “Ai më ndoqi…bëj kujdes”, biseda e fundit e motrave para se të vriteshin

05/01/2021 13:30

Një tjetër bisedë telefonike është publikuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” pas ngjarjes së rëndë të ndodhur mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas, ku Përparim Tela vrau dy motrat në shtëpinë e tyre në Astir.

Bazuar në telefonatën mes dy motrave, ato ndiheshin të frikësuara nga Përparim Tela dhe Kristina Bardhi paralajmëron motrën e saj Zhaneta Metanin që të bënte kujdes pak ditë para se të vriteshin në shtëpinë e tyre.

Kristina: E shoh duke më ndjekur nga mbrapa, nuk kam gjë më tha por doja të të thoja një fjalë.

Zhaneta: Çfarë donte të të thoshte?

Kristina: I  thash largohu. Bëj kujdes, në rregull? Për këtë të mora.

Kristina: Paçim gjithsesi më merr.

Zhaneta: Ku je ti?

Kristina: Ja këtu jashtë sa arrita.

Gjithashtu njëra nga motrat, Anxhela është e lidhur me djalin e autorit të vrasjes së Kristina Bardhit dhe Zhaneta Metanit.

Nuk e di se çfarë bënte ai. Anxhela kishte marrë shtëpi me qira dhe bashkëjetonte me Kriston, djalin e Përparimit. Përderisa Anxhela i tha Kristos si e latë juve ata kanë ditur diçka”, tha Bashkim Metani, vëllai i viktimave.

Si ndodhi ngjarja?

Mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit që lamë pas Përparim Tela vrau e breshëri kallashnikovi dy motrat, Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metanin në sy të dy fëmijëve të mitur të kësaj të fundit. Ndërsa ditën e djeshme, ngjarja mori një rrjedhë krejt tjetër, ku Bashkim Metani, vëllai i dy viktimave tha se autori i ka shfrytëzuar për prostitucion motrat e tij në Francë. Ai gjithashtu tha se ato jetonin në një banesë me qira bashkë me bashkëshorten e tij, Vjollca Tela. Ndërsa motra e dy viktimave tha se Përparim Tela ka trafikuar 10 fëmijë, pasi i linte shtatzënë dy viktimat. Sipas saj edhe bashkëshortja e tij ka trafikuar fëmijë të saj pasi nuk arritën dot që të mbaronin vilën dhe u duheshin para. Një rrejt i mirëfilltë trafikimi fëmijësh dhe prostitucioni mes një familjeve ku anëtarët e saj bashkëjetonin me njëri-tjetrin.

Top Channel