Rama inspekton projektet e Vlorës/ Shëtitorja, lidhja me Orikumin, tuneli i ri dhe rindërtimi i sheshit të flamurit

04/01/2021 15:27

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë ku inspektoi punimet në shëtitoren bregdetare, investimet në ujësjellës për furnizimin me ujë 24 orë të Vlorës. 

Projekti i ri i infrastrukturës turistike të Vlorës, do të lidhë Ujin e Ftohtë me Radhimën e Orikumin, me rrugën ekzistuese të cilës do t’i shtohet edhe korsia e biçikletave. Kryeministri Edi Rama akuzoi Presidentin Ilir Meta se po bllokon fondet për ndërtimin e rrugës, që do të lidhë Vlorën me Radhimën dhe Orikumin.

Kreu i qeverisë i kërkoi kryebashkiakut të Vlorë të të rindërtojë edhe tunelin e ujit të ftohtë.

Kryeministri ishte edhe në sheshin e flamurit ku nis rindërtimi dhe kthimi i tij në një hapësirë të integruar me parqet e me varrezat e Dëshmorëve, dhe bashkë me të fillon Faza 2 e rehabilitimit të Zonës Historike, ku do të shtrihet infrastruktura e re rrugore e nëntokësore, si edhe zgjerohet hapësira këmbësore

Top Channel