Pfizer, Moderna apo AstraZeneca? Sulçebe: Qëllimi i vaksinës i njëjtë, mund t’i drejtohemi AstraZeneca-s

04/01/2021 23:02

Në këtë emision të parë të “Open”, për vitin 2021, tema i kushtohet ardhjes së vaksinave. Qeveria dha lajmin se në Shqipëri po vijnë 500 mijë vaksina të Pfizer-it. Aktualisht ka një sërë vaksinash në qarkullim. Janë Pfizer, Moderna, AstraZeneca, vaksina kineze dhe ajo ruse.

Mjeku i njohur, Genc Sulçebe tha në Open se mund të orientohemi drejt AstraZeneca-s, pasi ajo është më e lirë dhe nuk ka nevojë për frigoriferë specialë.

“Mund të drejtohemi nga AstraZeneca. Ajo është më e lirë, nuk ka nevojë për frigoriferë specialë dhe mund të bëhet edhe në qendra shëndetësore. Te kjo vaksinë është përdorur një teknologji që njihet. Qëllimi i vaksinave është të luftojnë këtë pandemi. Mund t’i drejtohemi edhe vaksinës kineze, që ka të njëjtën teknologji si AstraZeneca. Edhe ajo ruse po ashtu. Madje ka një bashkëpunim me Oksfordin dhe vaksinën ruse për të nxjerrë një produkt të përbashkët”, tha Sulçebe.

Top Channel