Një zjarr ka rënë në lagjen 5 të qytetit të Korçës.

Zjarri ka përfshirë një banesë të një pallati. Shkak është bërë ngrohësja dhe si pasojë kanë marrë flakë mobiljet.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe zjarrfikësja. Për momentin raportohet një i lënduar në gjendje të lehtë asfiksimi, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal të Korçës.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.01.2021, rreth orës 16:14, në lagjen nr. 4, ka rënë zjarr në apartamentin e shtetasit A. Dh., rreth 75 vjeç, i cili si pasojë e asfiksisë ka patur probleme shëndetësore dhe u dërgua për ndihmë në Spitalin e Korçës.

Nga të dhënat e para në vendin e ngjarjes, dyshohet se shkak i rënies së zjarrit mund të ketë qenë përdorimi i një rezistence elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes .

Top Channel