Ajo është vetëm 19 vjeçe dhe nuk ka shumë dëshira në jetë. Arrin të komunikojë vetëm me shkrim sa për të na thënë që e vetmja dëshirë është të shërohet.

Prej tre vitesh Kristina Kaci nga Elbasani është diagnostikuar me tumor në kokë. Nxënësja ekselente humbi të folurën dhe dëgjimin por jo dëshirën për të jetuar.

Për Kristinën është fat që mësimi zhvillohet online. Ajo studion për infermieri dhe e ndihmuar nga gjyshja ndjek mësimin online.

Mjekët i kanë dhënë shpresa për jetën, por pandemia pezulloi çdo gjë dhe operacioni i vajzës u shty, Tashmë masa tumorale është shtuar dhe 19-vjeçarja nga Elbasani kërkon ndihmë. Operacioni i saj tashmë është urgjent.

 

Top Channel