Gjyqtarët Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti “kokë më kokë” gjatë votimit, zgjidhen deri më tani dy anëtarët më të rinj në KLGJ Shtetet në mbarë botën po ashpërsojnë masat kundër koronavirusit, teksa vaksinimi ka nisur në Evropë, Shtetet e Bashkuara dhe në vende të tjera.
Me shtimin e rasteve te reja, vende te ndryshme po vendosin kufizime nen presionin e përhapjes së variantit të ri të koronavirusit, i cili është më i transmetueshëm. Gjermania pritet ta vazhdojë izolimin ne nje kohe kur guvernatorët e shteteve pritet të takohen me kancelaren, Angela Merkel javën e ardhshme. Masat e vendosura në këtë shtet, që prej mesit të dhjetorit të vitit të kaluar, kanë dështuar të frenojnë përhapjen e virusit.
“Duke pasur parasysh numrin e lartë të rasteve, është e rëndësishme që të zgjerojnë kufizimet dhe masat”, tha një ditë më parë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn.
Numri mesatar i infektimeve të reja në 100,000 banorë për një javë, në Gjermani është 140, pothuajse tre herë më i lartë sesa që kishte planifikuar qeveria që të lehtësojë masat. Shtete te tjera në Evropë po ashtu po ashpërsojnë masat. Franca e zgjeroi orën policore në 15 rajone për të luftuar rritjen e rasteve të reja. Qeveria ka urdhëruar që kjo masë të aplikohet në zonat që janë në kufi me Gjermaninë, Belgjikën dhe Zvicrën.
Greqia po ashtu ka vazhduar masën e izolimit deri më 10 janar, duke mbyllur parukeritë, libraritë dhe kishat. Në Mbretërinë e Bashkuar, ku u identifikua fillimisht varianti i ri i koronavirusit, për të pestën ditë me radhë është shënuar një numër rekord i infektimeve ditore. Në 2 janar atje pati 57,725 raste të reja.
Në Tokio të Japonisë, guvernatori kërkoi nga qeveria që të shpallë gjendje të jashtëzakonshme. Në Shtetet e Bashkuara – shtetin e goditur më rëndë prej pandemisë – janë regjistruar mbi 200,000 infektime brenda ditës dhe 2,600 viktima. Epiqendra e shpërthimeve të reja të virusit në SHBA është Kalifornia, ku spitalet janë të stërmbushura me pacientë.
Top Channel