Nëse e keni vënë re, Covid-19 na ka shtyrë gjithë kohën drejt familjes, bërthamës së gjithçkaje.

Sot do të përcjellim urimet e qytetarëve, që dëshirojnë një vit shpresëplotë. Gëzuar, qoftë 1-sh Viti I Ri 2021-shi!

“Unë do të lidhem me telefon, me vëllanë tim në Itali. Vëlla qoftë i mbarë ky vit e për familjet tona dhe gjithë shqiptarët. Shëndet dhe gëzime paçim!
Vëllai në telefon nga Italia: Unë punoj prej 18 vjetësh në Itali, si ndihmësmjek në reanimacion. Jam drejtor i degës së Kryqit të Kuq për Siçilinë. Sonte do të punoj turni i tretë, nuk jam pranë familjes. Jam krenar që si emigrant kam arritur deri këtu. Jam krenar që jam shqiptar dhe jam munduar të jap më të mirën dhe të përforcoj vlerat e shqiptarëve nëpër botë. Ju uroj qoftë i mbarë 2021-shi për gjithë shqiptarët. Gëzuar motër!”

“Unë jam 78 vjeç. Dollinë do ta ngre për fëmijët, por edhe për ju gazetarët dhe sakrificat tuaja. Për mjekët tanë, një dolli me zemër, që kanë dhënë edhe jetën në punë”.

“Ne kemi ardhur nga Amerika, për të festuar me familjen tonë. Pas furtunës do të dalë dielli. 2021 do të jetë një vit i mbarë. Shëndet të gjithëve!”

Top Channel