Vend ngjarja

Pas ngjarjes shokuese në Tiranë ku dy motra u vranë nga bashkëjetuesi i njërës prej tyre, një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë.

Në lagjen Partizani janë regjistruar të shtëna me armë zjarri ku mësohet se, kunati ka qëlluar ndaj burrit të motrës së tij.

Konflikti ka ndodhur afër ambienteve të banesës së tyre.

Sipas policisë autori ka shtënë ndaj kunatit të tij me armën e shërbimit të babait të tij i cili është punonjës burgu.

Ndërkohë Polica e Vlorës ka kapur autorin si dhe ka sekuestruar armën e krimit.

Vlorë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në spitalin rajonal Vlorë, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh. M., 25 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti të çastit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të dyshuar për këtë ngjarje.

Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel